Golat, Kukësi e kërcënon Partizanin me… shtatë lojtarët e huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 15:11

Golat, Kukësi e kërcënon Partizanin me… shtatë lojtarët e huaj

Duket se lojtarët e huaj te Kukësi po integrohen në skuadër, duke marrë në shumë raste edhe besimin e trajnerit Stavri Nica. Mjafton të thuhet se në përballjen e fundit ndaj Erzenit pesë prej tyre u aktivizuan si titullarë, aq sa e lejon edhe rregullorja. Diçka që nuk ndodhte në ndeshjet më herët, pasi herë për arsye dëmtimesh dhe herë për arsye teknike, nuk preferoheshin të ishin të gjithë njëkohësisht në fushë.

kukesi

Mirëpo, tani që janë në formën optimale, kanë sjellë edhe sikletet e veta për trajnerin, pasi janë të detyruar të mos i përdorin të gjithë njëherësh, ku edhe zëvendësimet duhet të kryhen midis tyre. Aktualisht në ekip janë plot shtatë futbollistë joshqiptarë dhe në njëfarë mënyre të gjithë deri tani janë parë si lojtarë që mund ta nisin nga minuta e parë dhe pikërisht me këtë grup futbollistësh pritet që Kukësi të tentojë të marrë maksimumin ndaj Partizanit.

TË HUAJT – Me pak fjalë, mund të thuhet se blutë i trembin të kuqtë me… të huajt, pasi edhe ndaj kryeqytetasve pritet që Nica t’u japë jo pak hapësirë këtyre lojtarëve, të cilët janë të gjithë lojtarë që hedhin vështrimin nga sulmi për shkak të karakteristikave që kanë. Bëhet fjalë për mesfushorët Abdou Mbarak, Mateus Mota dhe Daniel Momoh, të cilët janë duke zhvilluar një kampionat të mirë deri më tani. Mbarak dhe Momoh që shihen si futbollistë bazë, pasi kanë mbetur edhe nga edicioni i kaluar, janërikthyer edhe nga dëmtimet qëkanë pasur dhe pak e nga pakduket se po kapin formën e tyremaksimale.

Më pas, katër lojtarët e tjerë luajnë në sulm dhe bëhet fjalë për nigerianët Mustafa Salami dhe Jusuf Najara, si edheperuanët Karlos Rivas dhe Sebastian la Torre. Për këtë të fundit nuk dihet nëse do të jetë igatshëm për skuadrën, pasi edhenë ndeshjen e fundit ndaj Erzenit nuk ishte i pranishëm.

GOLAT – Edhe po t’u hedhim njësy rrjetave të shënuara, nga 16gola të Kukësit këtë sezon, nëntëprej tyre janë shënuar nga këtatë huaj, çka i bie pak më shumëse gjysma e golave në total. Golashënuesi më i mirë është Sebastian la Torre me katër të tillëdhe e ndjek Mustafa GbolahanSalami me dy gola. Më pas, nganjë gol kanë realizuar Momoh,Mbarak dhe Mota. Të vetmit qëpresin të lënë shenjë me golajanë Karlos Rivas dhe Jusuf Najara, të cilët kanë rezervuarndoshta gjithçka për Partizaninnë ndeshjen e nesërme, në tëcilën Kukësi do të tentojë maksimumin.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"