Golashënuesi më i mirë i Realit në këtë sezon/ Vinicius në gjurmët e Ronaldos e Roberto Karlos, 50 gola me madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 20:38

Golashënuesi më i mirë i Realit në këtë sezon/ Vinicius në gjurmët e Ronaldos e Roberto Karlos, 50 gola me madrilenët

Reali i Madridit ka siguruar një vend në finalen e së shtunës në Botërorin e Klubeve ku do të përballet me Al-Ahlin e Arabisë Saudite. Për “Los Blancos” ky është shansi i radhës për të shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tyre. Pavarësisht fitores 1-4 kundër Al-Ahlit, takimi nuk ka qenë dhe aq i thjeshtë sa e tregojnë shifrat.

vinicius

Me mungesa të shumta, përfshirë atë të kapitenit Benzema, përsëri Realin e ka marrë për dore Vinicius. Braziliani ka qenë protagonist, duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Al-Ahlit, por dhe autori i golit të parë që i ka çelur rrugën suksesit të “Los Blancos”. Për sulmuesin brazilian goli i shënuar ndaj klubit egjiptianin ishte jubilar, sepse përkon me shifrën 50 rrjeta. Ai është bërë i treti brazilian në historinë e Realit të Madridit që arrin këtë shifër pas Ronaldos (104) dhe Robert Karlosit (68).

Për Vinin, ky ishte goli numër 14 në këtë sezon në 32 takime me “Los Blancos”, që e kthen atë në golashënuesin më të mirë të skuadrës përpara Karim Benzemasë që nuk ka udhëtuar drejt Marokut për disa probleme muskulore. Pesëdhjetë golat e Viniciusit ndahen në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur, La Liga (31), Kupa e Mbretit (5), Liga e Kampioneve (12), Superkupa e Spanjës (1) dhe një mbrëmë në Botërorin e Klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"