Gjokeja beson tek Iliria: Jemi për Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:23

Gjokeja beson tek Iliria: Jemi për Superiore

Kapiteni i Ilirisë dhe autor i golit të tretë në fitoren ndaj Elbasanit, Sajmir Gjokeja, është i bindur se skuadra do të vazhdojë në rrugën e rezultateve pozitive edhe në vazhdim. “Fitorja me Elbasanin ka ndikuar mjaft në rritjen e besimit te lojtarët për takimin e radhës që do ta luajmë me Tërbunin. Kjo ndeshje është vlerësuar shumë nga ana jonë, pasi duhet të ruajmë vazhdimësinë. I kemi të gjitha mundësitë për të qëndruar në vendet e para dhe do të kërkojmë deri në fund për të prekur Superioren”, – thotë Gjokeja. Pas analizës së të hënës, futbollistët kanë nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës që do të luajnë ndaj Tërbunit.
Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"