“Gjithçka që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, ajo mund të arrihet”, një brazilian motivon Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 16:10

“Gjithçka që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, ajo mund të arrihet”, një brazilian motivon Laçin

Skuadra e Laçit ka shfaqur luhatje të shumta në këtë sezon dhe për këtë arsye kurbinasit në këtë edicion nuk e kanë “stofin” e viteve të shkuara që i kemi parë të luftojnë për zonën europiane.

melo

Gjithsesi, ka ende kohë dhe javë në dispozicion, ndaj situata edhe mund të ndryshojë për mirë, pasi diferencat nuk janë shumë të mëdha. I këtij mendimi është edhe braziliani i Laçit, Uilliam Melo Kordeiro, i cili pas barazimit 0-0 me Erzenin në shtëpi i ka dhënë zemër skuadrës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Gjithçka që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, ajo mund të arrihet. Shkojmë…”. Ky është mesazhi i brazilianit të Laçit, i cili tregon se te kurbinasit nuk ka humbur shpresa dhe optimizmi.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"