Gjici takon ish-trajnerin e kombëtares së Bosnjës, por ai do 130 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 9:08

Gjici takon ish-trajnerin e kombëtares së Bosnjës, por ai do 130 mijë euro

Me largimin e Mladen Milinkoviç, pankina e Kukësit ka mbetur ende bosh. Kampionët e Shqipërisë kanë një listë të gjatë me emra të njohur, të cilët janë ofruar për të marrë në drejtim skuadrën. Por nuk ka vetëm nga ata që janë gati që të pranojnë ofertën, pasi nuk mungojnë as ata që kanë pretendime realisht të mëdha, duke qenë se janë trajnerë të një niveli të lartë europian.

gjici

Ky është rasti ideal i ish-teknikut të Kombëtares së Bosnjës, Faruk Haxhibegiç. Ajo që gazeta lajmëroi, ndodhi. Dje në mesditë trajneri i njohur mbërriti në kryeqytet, i shoqëruar me një nga përfaqësuesit e tij për t’u takuar me Safet Gjicin. Palët janë ulur në një prej bareve të kryeqytetit për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme.

Gazeta mëson se takimi ka qenë intensiv dhe i tejzgjatur, pasi presidenti është njohur me gjithë veprimtarinë e trajnerit të shumëshëtitur dhe ka dëgjuar me vëmendje projektin e trajnerit, që nga sa mësohet ishte një plan i përmasave europiane.

38102456_401

Për çdo gjë palët kanë rënë parimisht dakord, përveçse për pagesën e trajnerit. Haxhibegiç i ka shprehur kreut të klubit verilindor se rroga e tij minimale vjetore është 130 mijë euro. Natyrisht që për buxhetet e klubeve shqiptare dhe nivelin e tyre ekonomik kjo shifër është e papranueshme, ndaj edhe Gjicit i është dukur e ekzagjeruar. Kështu që palët, për shkak të rrogës së trajnerit, e kanë mbyllur takimin me një tërheqje.

Presidenti ia ka thënë hapur se është një shifër shumë e lartë për klubin e Kukësit dhe nuk bëhet. Trajneri i njohur boshnjak ka një karrierë mjaft të pasur, ku numëron me dhjetëra skuadra që ka trajnuar duke filluar që nga Kombëtarja e Bosnjës në 98-99, e deri te skuadra si Betis Sevilja në Primera Divizion, Sosho, Dijon, Bastia, Valencies në France, e Gazientepspor, e Denizlispor në Turqi.

Presidenti ka një listë të gjatë emrash dhe, në bazë të kërkesave të tyre, do të zgjedhë emrin më të mirë të mundshëm. Kandidaturat janë Zekerija Ramadani, Klodian Duro, Armando Cungu, Mensur Jakupi, Miodrag Vukotiç, e së fundmi Faruk Haxhibegiç. Mbas dështimit të marrëveshjes me boshnjakun, shtyhet emërimi i trajnerit të ri të Kukësit, derisa të gjendet i duhuri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"