Girona nuk është vetëm, ja 11 simotrat që tronditën Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 19:23

Girona nuk është vetëm, ja 11 simotrat që tronditën Europën

Tani mund ta them: ne jemi të sigurt”. Pas suksesit 2-4 në derbin katalanas ndaj Barcelonës, Girona arriti në kuotën e 41 pikëve, duke konfirmuar pozitën e saj në krye të tabelës së La Ligës. “A jemi ne Lestëri i ri? Nuk e di, por ajo që di është se ne kemi arritur objektivin tonë sezonal – deklaroi trajneri Miçel – Tani le të luajmë si të shkujdesur, pastaj do të flasim përsëri për disa ditë”.

GIRONA

Bardhekuqtë, sot +2 ndaj Realit të Madridit dhe +7 ndaj Barçës kampione në fuqi dhe Atletikos së Madridit, mund të përsërisin bëmat e disa skuadrave që, në dekadat e fundit, kanë fituar kampionatet e tyre përkatëse: Lesteri në Premier është vetëm një nga shumë.

Deportivo la Korunja 1999-2000 

Kur flasim për surprizat e La Ligës, mendja shkon menjëherë te “Super Depor” e Havier Iruretës, kampion i Spanjës në fillim të mijëvjeçarit të ri. Falë golave të Roi Makait (22), virtuozitetit të Djalminjës dhe pritjeve të Herrerës, bardheblutë nga rajoni i Galicisë e mbyllën sezonin +4 ndaj Barçës dhe Valencias, duke shënuar një nga surprizat e mëdha në Spanjë.

Verona, 1984-1985 

Po flasim për titullin e parë dhe të vetëm në Serinë A në historinë e verdhebluve. Tridhjetë e nëntë vjet më parë, Hellas Verona e Banjolit fitoi “skudeton” kundër të gjitha parashikimeve, duke përfunduar përpara Napolit të Maradonës, Juves së Platinisë dhe Interit të Rumeniges. Falë një skuadre që mund të mbështetej te Galderisi dhe, ndër të tjera, dy nënshkrimet e mëdha të verës së 1984: Brigel dhe Elkjaer.

Sampdoria, 1990-1991

Një tjetër histori e këndshme nga Seria A. Një rrugëtim i çmendur, nën drejtimin e Vujadin Boshkov, e shënuar nga bëmat e “binjakëve të golit”. Në vitin 1991, Xhanluka Viali dhe Roberto Mançini e tërhoqën pas tyre Sampdorian në majën e futbollit italian. Një vit më vonë, ata patën mundësinë të vendosen edhe në majën e Europës ku arritën në finalen e Kupës së Kampionëve, por u mundën nga Barcelona me një gol të Ronald Kuman.

Lester Siti, 2015-2016

“Dilly ding dilly dong! Jemi në Champions League o njeri!”. Mrekullia e “dhelprave” është e gjitha aty, në atë pasthirrmën e Sër Klaudio Ranierit. Me Vardi dhe Mahrez në sulm, Shmeikel mes shtyllave dhe Kante në mesin e fushës, Lester Siti fitoi titullin kampion në Angli në vitin 2016. Shtatë vjet pas atij suksesi historik ata ranë në Championship (Kategoria e Dytë e futbollit anglez), duke zgjedhur të rifillojnë me një tjetër trajner italian: Enco Mareska, ish-mesfushori me të kaluar si bashkëpunëtor i Guardiolës.

Notingam Forest, 1977- 1978

Momenti më kulmor në historinë e Forest daton mbi dyzet vjet më parë, kur menaxheri Braian Klu – i cili qëndroi në krye të klubit deri në vitin 1993 – arriti një synim të trefishtë ëndrrash: promovimin në Divizionin e Parë (tani Premier League) në 1977, triumfi në Angli në vitin 1978 dhe ai në Europë në 1979 dhe përsëri në 1980. Më mirë se kaq…

Derbi Kaunti 1971-1972

-Nga vendi i tetëmbëdhjetë në Kategorinë e Dytë deri te suksesi në Premier League (ose më mirë, në “Divizionin e Parë”) në harkun e pesë viteve. Para se të hynte në historinë e Notingam, Braian Klo u fut në zemrat e tifozëve të Derbi Kauntit, duke fituar duelin me Lidsin, i cili zgjati një sezon të tërë.

Blekbërn Rovers, 1994- 1995

-Përrallat më të bukura në botën e futbollit ndodhin të gjitha në Angli. Në vitin 1995, në fakt, edhe Blekbërn Rovers arriti të fitonte kampionatin. Falë fillimit të ëndrrave të sezonit, me 5 fitore në 7 daljet e para, rezultat i 12 golave të shënuar nga “Sas” (dyshja sulmuese e Alan Shirer dhe Kris Saton). Dhe të mendosh që, vetëm tre vjet më parë, Blekbërni po luante në divizionin e dytë.

Montpelie, 2011-2012

Gjithçka përveç PSG-së! Ndërkohë që parisienët filluan të ndërtonin një skuadër yjore, në vitin 2011 Montpelie thuajse mbaroi: në Francë, në fillim të kampionatit, menduan se skuadra e Zhirard mund të synonte mbijetesën në rastin më të mirë. Megjithatë, hap pas hapi, Zhiru dhe shokët e tij të skuadrës shkruan historinë: vendi i parë në renditje në +3 ndaj PSGsë, Olivie golashënuesi më i mirë me 21 gola, 9 më shumë se shoku i tij i skuadrës Belhanda.

Kaizerslautern 1997-1998

Fitimi e titullit nga Bajerni (në atë kohë stërvitej nga Trapatoni) përfaqësonte një objektiv ambicioz. Arritja në tentativën e parë, vetëm një vit pas triumfit në divizionin e dytë gjerman, ishte një kryevepër e vërtetë. Në vitin 1998, të besuarit e Oto Rehagel, të sapo promovuar në Bundesligë, fituan një titull historik. Forca e “djajve të kuq” u dallua që në daljet e para të sezonit, e kompletuar me suksesin në Mynih në ndeshjen debutuese.

Bursaspor dhe Boavista 

Anglia, Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania. Por jo vetëm kaq: bizneset në botën e futbollit lindin edhe në vende të tjera. Mendoni vetëm për precedentët e Bursasporit dhe Boavistës. Në vitin 2010 turqit fituan Super Ligën, duke ndërprerë, për herë të parë në histori, dominimin e Gallatasarajit, Fenerbahçes, Trabzonspor dhe Beshiktashit. Nëntë vjet më parë, portugezi përfundoi përpara Portos, Benfikës dhe Sportingut të Lisbonës.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"