Gaboi vetëm një, Asllani realizon saktë 96% të pasimeve ndaj Salernitanës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 17:29

Gaboi vetëm një, Asllani realizon saktë 96% të pasimeve ndaj Salernitanës

Kistjan Asllani është rikthyer të buzëqeshë. Elbasanasi ka lënë pas paraqitjen jo të mirë ndaj Real Sociedadit ku ishte nisur titullar dhe në minutat që ka pasur në dispozicion ndaj Salernitanës ka dhuruar një tjetër version të tij.

gdff

21-vjeçari u aktivizua në minutën e 54-t, duke i marrë vendin Hakan Çalhanoglusë dhe këtë herë ka bërë një paraqitje më të mirë se turku në regji, duke treguar personalitetin e duhur. Shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, duke “flirtuar” edhe me eurogolin nga goditja e dënimit në minutën e 70-të, por fati nuk ishte me të, pasi topi shkoi ngjitur me traversën. Sipas statistikave në fund të ndeshjes që për të zgjati 36 minuta, Asllani regjistroi 32 topa të prekur, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte sërish saktësia në pasime.

Edhe ndaj Sociedadit, kur performanca e tij ishte poshtë nivelit të tij, Kristjani regjistroi thuajse 90% të pasimeve të sakta, ndërkohë që këtë herë e ka dërguar në një tjetër nivel saktësinë e tij. Nga 26 pasime në total 25 prej tyre ishin të sakta, me një përqindje saktësie që mbërrin në 96%.

Sipas asaj që ka raportuar “SofaScore”, Kristjani pati ndër statistikat e tij edhe 1 spastrim dhe 1 driblim, të cilat kanë shërbyer për t’i dhënë një tjetër mesazh Inzagit. Asllani shpreson të ketë kohë në dispozicion ndaj Benfikës ose Bolonjës, para se të vendoset nën urdhrat e Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"