“Gabimet na mërzisin shumë”, Martini: Dy golat e parë na nxorën nga shinat, ja çfarë pres deri në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 19:54

“Gabimet na mërzisin shumë”, Martini: Dy golat e parë na nxorën nga shinat, ja çfarë pres deri në janar

Trajneri i Teutës, Edi Martini, pas humbjen në Korëë në shifrat 3-1 pohoi se deri në janar skuadra është e detyruar të marrë sa më shumë pikë, Gjithsesi, trajneri shkodran e pranon se nuk mund të bënin më shumë në pjesën e dytë, edhe pse kishin një lojtar më shumë. Martini në prononcimin e dhnë për “MCN” tregoi shkaqet e humbjes së fundit, ku Teuta vijon ta pësojë nga gabimet individuale. Martini pohoi se nga Vllaznia e deri në janar janë të detyruar të fitojnë çdo ndeshje.

bandicam 2023-11-24 19-20-04-788

 

Ja prononcimi i trajnerit të Teutës pa humbjes 3-1 në Korçë:

“Normal që jemi të mërzituar, pasi gabojmë. Bëjmë gabime individuale, pësojmë gola. Raste të panevojshme, si te goli i parë apo te penalltia. 2-0 është shumë, filluam pjesën e dytë në superioritet numerik dhe shtuam ritmin. Krijuam rastet tona dhe arritëm të ngushtonim rezultatin. Patëm edhe raste të tjera për të shënuar, por sërish një gabim individual, një moskordinim i mbrojtësve me njëri-tjetrin dhe goli tretë shkatërroi gjithçka. Normal që të vjen keq, pasi në këto momente pikët janë ato që duhen më shumë.

Çfarë mund të bënit më shumë në pjesën e dytë?

Asgjë, madje kisha kohë që komunikoja me dy qendrat e mbrojtjes se pashë që po luanin më lehtë me kundërshtarin, nuk ishin strikt në detyrat e tyre. Para se të pësonim golin e tretë dy stoperave u kërkova që të mos lëviznin nga vendi i tyre dhe të ishin më agresiv me kundërshtarin. Pjesa tjetër ishte gjithçka në rregull, por krijonim, shkonim te porta kundërshtare. Duhet të kishim nervin dhe egon, pasi këto janë ndeshje që zgjidhen me karakter të fortë. Nuk mund të dalësh nga detyrat edhe pse kundërshtari është me një lojtar më pak.

Si do i korrigjoni gabimet?

Duhet të kemi qetësi, nuk kemi çfarë bëjmë më shumë. Të stërvitemi dhe tu japim qetësi lojtarëve. Asnjëri prej atyre nuk don që t’i bëjë ato gabime. Më shumë se i ndejnë ata, askush tjetër nuk i ndjen. Duhet të ulim kokën, të punojmë sepse ndeshjet janë shumë shpejt. Vjen Vllaznia dhe nuk kemi kohë. Këto rezultate dhe gabime duhet t’i kalojmë të gjithë bashkë. Këta lojtarë kanë gabuar, por edhe na kanë shpëtuar. Ndaj të ecim përpara dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës. Deri në janar pikët janë shumë të rëndësishme.

Kjo ndeshje të nxjerr jashtë çdo gjëje që ke planifikuar, se të pësosh dy gola në 20 minuta, del nga shinat. Duhet të jemi shumë pragmatistët, por gabimet na kanë ndëshkuar. Ishim pragmatistë me Laçin, u treguam strikt pas golit të shënuar, por e pësuam në fund.

Gjithsesi duhet të jemi më pragmatistë, pasi po të shikoni golat e pësuar janë edhe nënvleftësim dhe moskomunikim shoku me shokun. Janë gola që nuk duhet t’i pësojmë.

I dënuar të fitosh me Vllazninë?

Çdo ndeshje jemi të dënuar për të fituar. Deri në janar duhet të fitojmë me çdo kundërshtar. Në katër ndeshjet e fundit që nuk kemi marrë pikët e duhura kemi qenë të barabartë, ose më mirë, se kundërshtarët, por nuk kemi arritur të fitojmë. Djemtë kanë forcën dhe kurajën që edhe të martën ndaj Vllaznisë të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"