Futbollisti shqiptar drejt Juventusit, përshëndetet me klubin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:05

Futbollisti shqiptar drejt Juventusit, përshëndetet me klubin e tij

Xhakomo Vrioni me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit, por i ekipit të 23-jeçarëve të cilët militojnë në Serie C.Vrioni

Shqiptari do të largohet nga Çitadela ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve.  Sipas “Corriere dello Sport”, akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të fundit që kanë edhe kartonin e futbollistit dhe së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Drejtuesit e Juventusit e pëlqejnë shumë Vrionin, dhe në shkëmbim do të japin tre talente, siç janë sulmuesit Mateo Stopa e Erik Gerbi dhe mesfushorin Nikolo Frankofonte.
83453843_1158011997863993_8022771653618434048_n

Madje para pak minutash, Vrioni ka postuar një foto ku ka falënderuar të gjithë te Çitadela, duke konfirmuar se zyrtarizimi i tij te Juventusi është vetëm çështje kohe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"