Futbolli pukjan në zi. Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-futbollisti i Tërbunit dhe Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 22:11

Futbolli pukjan në zi. Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-futbollisti i Tërbunit dhe Besëlidhjes

Futbolli pukjan në zi.  Ramazan Pemaj, ish-futbollist i Tërbunit, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare nga një arrest kardiak. Ai u përcoll për në banesën e fundit nga të afërm, miq e dashamirët të futbollit.

terbuni 1

Ramazani karrierën e tij e ka nisur me Besëlidhjen e Lezhës në moshen 16-vjeçare, qytet ku edhe mbaroi shkollën ekonomike. Ai ka kontribuar për këtë ekip në sezonet 1970-1974. Pasi mbaroi studimet u rikthye pranë Tërbunit, ngjyrat e të cilit mbrojti në periudhën 1975-1976. Në periudhën e shërbimit ushtarak në rrethin e Fierit, ai luajti për Apoloninë.

pema

Më pas, në sezonet 1976-1981 u rikthye sërish te Tërbuni.  Në çdo ndeshje të luajtur gjatë asaj koha ka dhënë maksimumin për të ndihmuar ekipin të ngrihet më lart në klasifikim. Ramazani edhe pse e mbylli karrierën si futbollist nuk iu nda ekipit të zemrës duke shërbyer me mendimet e tij si specialist i futbollit.

PANORAMASPORT.AL     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"