Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 23:55

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë

Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Legjende

Media gjermane Bild shkruan se ish-ylli i Bajernit, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak.

Brehme, përveçse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores  për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një penallti në minutën e 85-të.

Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"