Futbolli i moshave / Mësohen çerekfinalistët e radhës në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 16:58

Futbolli i moshave / Mësohen çerekfinalistët e radhës në Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë për futbollin e moshave ka mësuar sot emrat e katër skuadrave të tjera çerekfinaliste.

futboll mosha

Football Republic dhe Apolonia ishin dy skuadrat e grupmoshës U-17 që siguruan pjesëmarrjen në çerekfinale. Football Republic fitoi minimalisht 0-1 ndaj Shënkollit, ndërsa Apolonia mundi Shkodrën me shifrat 1-2.

Football Republic u kualifikua edhe me ekipin U-19, teksa mundi 3-0 Shënkollin. Në ndeshjen Internacional Tirana-Teuta, kryeqytetasit fituan me shifrat 1-0 dhe shkuan në 8-shen e më të mirëve.

Të dielën dhe të hënën do të zhvillohen edhe ndeshjet e radhës për Kupën e Shqipërisë

Turi i parë U-17

09.01.2022 / Ora: 10:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2022 / Ora: 10:00 FC Internacional Tirana – Flamurtari FC

Turi i parë U-19

09.01.2022 / Ora: 12:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2022 / Ora: 12:00 KF Partizani – Flamurtari FC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"