FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia leksion të dyfishtë Tiranës, Partizani 17 gola Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 14:22

FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia leksion të dyfishtë Tiranës, Partizani 17 gola Lushnjës

Bollëk golash në javën e 16-të në kampionatin kombëtar të futbollit për femra, teksa në pesë takime janë regjistruar plot 50 gola. Vllaznia fitoi kryendeshjen e javës, teksa likuidoi me poker Tiranën.

vllaznia femra

Vajzat kuqeblu treguan forcën e tyre në “Loro Boriçi”, duke i mposhtur kryeqytetaset me rezultatin 4-0 në një takim të dominuar tërësisht. Fortesa Berisha me dy gola në pjesën e parë, Gresa Berisha nga pika e bardhë e penalltisë në të 80-ën si dhe Yamada në 83-ën ishin protagonistet e suksesit të Vllaznisë.

Ndryshe nga ndeshja e fazës së parë në Tiranë, e cila u ndërpre mes kaosit pas një sherri masiv, sfida e luajtur në Shkodër u zhvillua në normalitet të plotë dhe më të gjitha masat organizative. Me këtë fitore Vllaznia ruan vendin e parë, ndërsa Tirana rrëshqet në vend të katërt, duke u parakaluar nga Partizani. Të kuqet u treguan të papërmbajtshme në “Arenën e Demave”, duke shpartalluar Lushnjën 17-0. Protagonistja kryesore ishte Mesuare Begallo, autore e 7 golave për skuadrën e Aurora Seranajt. Motrat Gashi, Liridona dhe Egzona regjistruan secila nga një dopietë, ashtu sikurse edhe Dedgjonaj. Rrjetën myzeqare e tundën gjithashtu edhe Bushi, Habili, Loci dhe Koka.

Fitore dyshifrore regjistroi edhe Apolonia, e cila shkatërroi Laçin 10-0. Ndoj dhe Haminokaj shënuan tripleta, ndërsa Troka me dopietë i forcon edhe më shumë pozitat për kurorën e dytë radhazi të golashënues më të mirë në Shqipëri. Kinostudio gjithashtu shënoi sukses dyshifror 0-10 ndaj Skënderbeut në Korçë, ku për ekipin e Gëzim Gjonpalajt spikatën Kadiolli me tripletë dhe Doçe me dopietë. Gramshi zbërtheu Teutën 9-0, teksa në radhët e ekipit që drejtohet nga Xhorxhi Puka u dalluan Çemeri dhe Mbrati me nga një dopietë secila.

9

8

JK

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"