Frashëri: Kukësi është kapitull i mbyllur, Tirana më bindi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2014 | 13:07

Frashëri: Kukësi është kapitull i mbyllur, Tirana më bindi

FrasheriMund të quhet blerja e radhës e Tiranës, ndonëse ende nuk ka nënshkruar. Stivi Frashëri pritet të jetë portieri i bardhebluve për sezonin e ardhshëm dhe këtë gjë e pranon edhe vetë. Tashmë pista e Kukësit për të ka rënë dhe lojtari sqaron se ai do të vishet bardheblu, ndërkohë që zyrtarizmi është vetëm çështje formaliteti. “Nuk ka më Kukës, e kam mbyllur atë kapitull. Tirana është zgjedhja ime dhe vetëm firma ka mbetur që të zyrtarizohet ky operacion. Shumë shpejt do të nënshkruaj, me drejtuesit bardheblu kam mbyllur gjithçka. Ishte oferta e duhur për mua, jo vetëm financiare, pasi nuk është ky prioriteti im. Është nder të jesh pjesë e një klubi të madh që ka 24 tituj mbi shpinë. Kjo pa dyshim është ajo që më ngroh më shumë, fakti që do kem mundësi që të tregoj vlerat e mia me një ekip të madh”, tha Frashëri, i cili sezonin e fundit e mbylli me skuadrën e Bylisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"