FOTO+VIDEO/ Tri tribuna drejt përfundimit, “Arena Kombëtare” merr formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 23:01

FOTO+VIDEO/ Tri tribuna drejt përfundimit, “Arena Kombëtare” merr formë

Ditët kalojnë, dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë. Ditën e sotme, FSHF ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi, ku tri tribuna janë pothuajse të mbaruara, dhe tashmë po punohet tek tribuna kryesore.

arena kombetare

Tribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për tu plotësuar.

arena kombetare1

Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit. Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund.

arena kombetare2

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"