FOTO/ Tifozët e Milanit ëndërrojnë, Milinkoviç-Saviç në pushime me kapitenin e “djallit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:53

FOTO/ Tifozët e Milanit ëndërrojnë, Milinkoviç-Saviç në pushime me kapitenin e “djallit”

Te Juventusi e kërkon Ronaldo, te Reali presidenti Perez e do me çdo kusht, ndërsa te Milani e ëndërrojnë. Dhe, janë pikërisht tifozët e “djallit”, që sot kanë nisur të ëndërrojnë. Leonardo duket se po punon për të përgatitur një ofertë të bujshme për Milinkoviç-Saviç, edhe pse ka pranuar se Milani e ka shumë të vështirë.

174726261-cefbd614-29b8-499b-a53c-a44d875a1e8a

Dhe tifozët kanë nisur të ëndërrojnë, pikërisht prej disa fotove. Ditën e pushimit, Alesio Romanjoli, mbrojtësi tashmë kapiten i Milanit, po e kalon në Palmarola,, një ishull i vogël në arkipelagun e ishujve Ponziane, në perëndim të Romës. Por, e veçanta qëndron se edhe Milinkoviç-Saviç ka postuar foto në Instagram nga i njëjti vend. Ndoshta të dy, nga e njëjta varkë.

Romagnoli Palmarola-kF9F-U290143756546AoC-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Milinkovic palmarola-kF9F-U290143756546PAB-350x467@Gazzetta-Web_zoom

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"