FOTO/ Kosta Grillo i frikshëm me skedinat, pas humbjes së Shqipërisë ka kapur edhe rezultatin e saktë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 14:49

FOTO/ Kosta Grillo i frikshëm me skedinat, pas humbjes së Shqipërisë ka kapur edhe rezultatin e saktë të…

Quajeni “orakulli”, Kosta Grillo! Pasi parashikoi barazimin në pjesën e parë, dhe humben në pjesën e dytë të Shqipërisë në sfidën ndaj Turqisë, komentatori i njohur sportiv, nuk është ndalur me kaq, teksa ka zbuluar një tjetër parashikim të “frikshëm”.

Kosta

Bëhet fjalë për përballjen tjetër të Grupit H mes Islandës dhe Francës. Grillo vendosi barazimin në pjesën e parë dhe triumfin e “gjelave” në të dytën. Kujtojmë që skedinat janë luajtur në Qipro, pasi në Shqipëri është e ndaluar vendosja e basteve sportive.

Grillo

Ka qenë vetë komentatori Grillo, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka ndarë me miqtë e tij skedinën e vendosur, duke shkruar: “Që të mos mendojnë robt se parashikova vetëm kardashët. Edhe gjelat me pjesë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"