FOTO/ Idhull i tifozëve, futbollistit kosovar i dedikohet një murale e madhe në mes të qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 14:45

FOTO/ Idhull i tifozëve, futbollistit kosovar i dedikohet një murale e madhe në mes të qytetit

Jemi mësuar të shohim murale të legjendave dhe ikonave të futbollit në qytete të ndryshme të botës, duke filluar nga Pele, Maradona, Mesi e shumë e shumë të tjerë.

muriqi 2

Por një e tillë është bërë edhe për një futbollist kosovar. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Majorkas dhe këtë e tregon akti i tyre i fundit, ku i kanë bërë një murale të madhe në një ndërtesë në qytet.

“E gjithë Mallorca është me ju”, shkruhet në postimin që vetë klubi i dedikuar me fotot e murales në profilin zyrtar në “X”. Majorka do të luajë në finalen e “Copa del Rey” ndaj Atletik Bilbaos, të shtunën nga ora 22:00. Kjo ndeshje finale po pritet me entuziazëm të madh nga të dyja klubet, të cilat kanë shumë vite që se kanë fituar trofeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"