Foto e Haland me çekun gjigand bën xhiron e rrjetit, norvegjezi fitoi shumën qesharake pasi u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 21:07

Foto e Haland me çekun gjigand bën xhiron e rrjetit, norvegjezi fitoi shumën qesharake pasi u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”

Erling Haland është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores së skuadrës së Mançester Sitit në miqësoren ndaj Jokohama Marinos në Japoni. Dy golat e norvegjezit ndihmuan fituesit e Ligës së Kampioneve të triumfonte 5-3 ndaj aziatikëve.

saddassdasasads

Një paraqitje për të cilën ai u nderua dhe u vlerësua me një çek gjigand nga organizatorët. Haland u shfaq me një çek gjigand në të cilin ishte vendosur shifra 1 milion jen japonez. Dhe ky nderim për lojtarin është bërë objekt talljesh.

Një shumë e tillë është e barabartë me rreth 5525 paund britanik dhe për sulmuesin norvegjez, kjo është një shifër qesharake duke llogaritur rrogën që përfiton te Siti. Ai paguhet rreth 400 mijë paund në javë te britanikët ndaj për të siguruar një shumë të tillë, do i duheshin rreth dy orë.

Kështu, shumë tifozë kanë filluar të shpërndajnë foton në rrjetet sociale si tallje me organizatorët, duke e cilësuar absurd këtë lloj nderimi për futbollistin norvegjez. “Me siguri as nuk do të shkojë të tërheqë paratë”, talleshin tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"