FOTO/ Detaje nga finalja e famshme e Liverpul-Milan, ja topi me të cilin do të luhet në Stamboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 10:59

FOTO/ Detaje nga finalja e famshme e Liverpul-Milan, ja topi me të cilin do të luhet në Stamboll

Kanë mbetur edhe 2 ditë nga finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit, teksa dy skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit për këtë takim. Veç skuadrave, edhe UEFA po përgatit finalen në detaje, teksa Stambolli tashmë është mbuluar me ngjyrat e Championsit.

champions

Topi i finales së Championsit për këtë sezon, ka detaje nga topi me të cilin është luajtur finalja në sezonin 2004-2005, aty ku Liverpuli barazonte Milanin nga 0-3 në 3-3 e fitonte me penallti duke fituar Championsin. Ngjyra e  arit në top, simbolizon historinë e qytetit, ndërkohë që ngjyra e argjendit simbolizon trofeun e Ligës së Kampioneve.

Ashtu siç është traditë, topi do të ketë edhe yjet që do të jenë të bardhë dhe mënyra e lidhjes së tyre, simbolizon urat që lidhin Europën me Azinë, që ndodhen në Stamboll. Që nga viti 2001, topat e Championsit janë prodhim i kompanisë ADIDAS.

Capture

tr7y2z2ya6ja1

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"