FOTO/ Aktori Koço Devole në intubim, pozon nga spitali Infektiv me… fanellën e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 23:29

FOTO/ Aktori Koço Devole në intubim, pozon nga spitali Infektiv me… fanellën e Partizanit

Kjo është fotografia e aktorit të njohur të humorit Koço Devole, nga spitali Infektiv, ku ndodhet i shtruar dhe në intubim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai shihet pranë mjekut Pëllumb Pipero, me maskë oksigjeni dhe mban veshur bluzen e ekipit të Partizanit.

 koco-devole-pipero

Foto është shkrepur para se ai të futet në intubim. Djali i tij, tha se aktori në këto orë të fundit po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e koronavirusit. Devole i cili ishte prekur nga Covid-19, është konfirmuar negativ ditën e shtunë, por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët.

“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital.

Mjekët mendojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet”, tha djali i Devoles për Abc news.

PANORAMA.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"