Formula e së Parës me probleme, klubet kanë kërkuar ndryshimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 22:18

Formula e së Parës me probleme, klubet kanë kërkuar ndryshimin

Formula e Kategorisë së Parë e aplikuar në dy sezonet e fundit duhet thënë se ka qenë shumë problematike. Pas dy fazave të para, ekipet ndahen në dy minigrupe me nga pesë ekipe, ku të parat luftojnë për ngjitjen në elitë dhe të dytat për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Por, kjo formulë ka treguar se është e dështuar, ndërsa nuk ka sjellë aspak rivalitet mes ekipeve, ashtu siç mendohej. Janë shtuar ndeshjet e toleruara dhe aleancat mes ekipeve. Disa muaj më parë, shumë përfaqësues klubesh dhe trajnerë me eksperiencë në Kategorinë e Parë kërkuan ndryshimin e formulës për sezonin e ardhshëm. Por, duket se FSHF nuk ka ndërmend të ndërhyjë dhe do të vazhdojë me të njëjtën formulë edhe në kampionatin e ri që do të nisë më 9 shtator. Grupet kanë nga 10 ekipe në përbërje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"