Flik apel Bajernit: Nëse gabojmë, titulli në rrezik. Ndaj Hertës dua vetëm tri pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:45

Flik apel Bajernit: Nëse gabojmë, titulli në rrezik. Ndaj Hertës dua vetëm tri pikët

Bajerni do të luajë të dielën një ndeshje të veçantë ndaj Hertës së Berlinit. Ritakimi me ish-trajnerin, Jurgen Klinsman, që drejton bardheblutë do të jetë pa dyshim një duel për të mos u humbur. Detyra e bavarezëve është e thjeshtë, të dalin me tri pikë nga “Olympiastadion”. Në të kundërt, mbrojtja e titullit do të bëhet më e vështirë. Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme, trajneri Hansi Flik beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjen. Në lidhje me merkaton, Flik duket se ka ndryshuar mendim dhe tani beson se skuadra mund t’ia dalë edhe pa bërë ndërhyrje.

Flik556

Si e parashikoni luftën për titull në këtë fazë të dytë të sezonit? 

I kemi të gjitha cilësitë për t’u shpallur kampionë. Këtë e kemi treguar edhe në sezonin e kaluar kur trajner ishte Niko Kovaç. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, faza përgatitore ishte e shkurtër, por besoj se skuadra mund të përballojë tani më shumë minuta në këmbët e saj. Ndaj Hertës duhet të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë, nuk dua justifikime. Lajpcig është katër pikë para nesh dhe ne jemi prapa Gladbahut, të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe më pas të presim se çfarë do të bëjnë rivalët. Djemtë kanë shumë uri për të fituar.

Si është gjendja e skuadrës? 

Mezi po presim të nisë faza e dytë e sezonit. Në Berlin na pret një detyrë e vështirë, ata luajnë mirë në mbrojtje dhe mundohen të godasin me anë të kundërsulmit. Gjendja e lojtarëve është përmirësuar. Robert Levandovski dhe Gnabri janë rikthyer në skuadër dhe ndihen gati për të zbritur në fushën e lojës.

bajerni i mynihut

Sa ka ndryshuar Herta me Klinsmanin? 

E di që Jurgen do të bëjë gjithçka për të motivuar lojtarët në ndeshjen e së dielës. Por ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të shënojmë sa më shumë gola për të fituar ndeshjen. Skuadra është e vetëdijshme për atë çfarë e pret në fushën e lojës. Duhet të jemi të kënaqur që për momentin do të luajmë 1 ndeshje në javë. Kur të nisë Champions-i, ndeshjet do të bëhen edhe më të vështira.

Si është gjendja e Levandovskit?

Ai është pothuajse në 100% të formës së tij. Ka punuar mirë dhe nuk ka më dhimbje. Kutinjo gjithashtu është në rrugën e duhur. Për sa i përket integrimit në skuadër, ai ka bërë hapa përpara.

Flik2

Ndieni presin për stolin? 

Nuk është më si në fillim. Jam duke shijuar momentin me stafin tim, kjo punë më jep shumë kënaqësi. Të gjithë po përpiqen të bëjnë një sezon sa më të mirë. Presioni është gjithmonë i pranishëm te Bajerni, nuk ka ndryshuar shumë.

U qëndroni ende pretendimeve për ta përforcuar skuadrën?

Kam pasur një bisedë shumë të frytshme me Salihamixhiç. Jemi të dy të mendimit që në skuadër duhet të afrohen vetëm lojtarë që janë të përshtatshëm për stilin e lojës sonë. Kam shumë besim tek ai. Nuk kam pritur kurrë blerje të mëdha, e di si është tregu në janar. Për një klub është e rëndësishme që të mendohet për lojtarë që do të qëndrojnë gjatë në skuadër. Rikthimi i Levës dhe Gnabrisë është njësoj sikur të kemi bërë dy blerje. Pastaj është edhe Zirkze, ecurinë e të cilit nuk e mendoja të shkonte kështu. Në dy ndeshjet e fundit ai na ka dhënë 6 pikë të rëndësishme. E pabesueshme.

Si e parashikoni të ardhmen tuaj në Mynih?

Nuk ka rëndësi se ku do të jem unë. Mendoj vetëm për skuadrën, ashtu duhet të bëni edhe ju. Unë thjesht lëshova alarmin për gjendjen e skuadrës, nuk rrezikoj asgjë në këtë mes. U jam mirënjohës drejtuesve që më dhanë mundësinë për të drejtuar skuadrën, e di gjithashtu që këtu ajo që ka rëndësi është të jesh fitimtar dhe në maj të festosh titullin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"