Flamurtari “tris” në miqësore, shpërthen sulmi. Kuqezinjtë bindin me lojë e gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 10:11

Flamurtari “tris” në miqësore, shpërthen sulmi. Kuqezinjtë bindin me lojë e gola

Flamurtari bind në miqësore, mund 3-0 Albpetrolin. Golat e Diamantit, Ribajt dhe brazilianit Paulo i dhanë fitoren skuadrës së Dritan Resulit. Shpëtim Moçka e nisi titullar, duke shtuar garancinë në portë. Flamurtari bën presion që në nisje të takimit, por pa qenë shumë konkret para porte. Tenton edhe Albpetroli, por as Muhametaj nuk ka shënjestrën e duhur. Provon edhe Ferko, por pa rezultat.

flamurtari

Idërshaj ka rastin më të mirë për të kaluar në avantazh miqtë, por shtylla i mohon golin. Edhe Flamurtari ka raste, por shifrat në fund të pjesës së parë do të qëndronin 0-0. Ky fraksion loje ishte i barabartë për të dyja skuadrat. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat bëjnë zëvendësime. Portieri Moçka ia lë vendin të riut Alimuçaj. Resuli aktivizon edhe brazilianin e sapoardhur Paulo, por edhe dy lojtarët që janë në pritje të federimit, Ahmetaj e Puci. Ndërsa trajneri Llazar Dushi mes të tjerëve aktivizoi edhe katër lojtarë 17-vjeçarë. Për të kaluar në avantazh Flamurtarin do të mendonte Diamanti në të 52-ën, pas një topi të marrë nga Ribaj. Pak minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë, këtë herë është radha e kapitenit që me roveshatë realizon për 2-0, pas një krosi të Balilajt. “Vulën” e vendosi çerek ore para fundit Paulo Rikardo. Ai nuk fali në zonë, duke treguar se federimi i tij do t’u bënte mjaft punë kuqezinjve. Në 4 minutat shtesë, Albpetroli përpiqet të gjej golit e nderi, por pa rezultat.

RESULI – Dritan Resuli vlerëson lojën e të tijve, ndërsa tha për gazetën se shtyrja e kampionatit ndikoi pozitivisht. “Ekipi zbatoi detyrat që dhamë. Justifikuam më së miri qëllimin e fazës. Shtyrja e kampionatit na vlejti shumë, pasi kisha më shumë kohë në dispozicion. Jemi plotësisht gati për javën e 10-të, që do ta luajmë në Cërrik. Kam bindjen se do të bëjmë mirë dhe marrim pikët që na mungojnë”, përfundoi trajneri i Flamurtarit.

12

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"