Flamurtari i vendos afat Danilo Alveshit, te vlonjatët spikasin 6 të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 20:07

Flamurtari i vendos afat Danilo Alveshit, te vlonjatët spikasin 6 të rinj

ALVESH – Danilo Alvesh duhet të vendosë brenda kësaj jave të ardhmen e tij. Klubi ka vendosur që të mos e presë gjatë. Kështu mësohet të ketë thënë edhe vetë trajneri në takimin e dy ditëve me parë me administratorin. Sulmuesi nuk ka shfaqur sinjale rikthimi, ndaj edhe drejtuesit janë në merkato për zëvendësuesin e tij.

flamurtari stervitje

TË RINJTË – Flamurtari ka grumbulluar disa lojtarë të rinj nga akademia, Tushi, Jurgen Qarri, Arbër Beqaj, Sokol Maze, Arien Muçollari, Rinaldo Rrapaj kanë fituar një shans nga stafi teknik dhe nëse dëshmojnë vlera, mund të qëndrojnë. Nëse nuk do të ketë hapësira, atëherë do të shikohet mundësia e huazimit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"