VIDEO/ Fitore minimale në Kupë, Skënderbeu kursehet para ndeshjes me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2019 | 21:00

VIDEO/ Fitore minimale në Kupë, Skënderbeu kursehet para ndeshjes me Partizanin

Skënderbeu ka mposhtur Besëlidhjen me rezultatin 1-2 në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Edhe pse luhej në një terren tepër të rënduar, skuadra korçare arriti të mposhte lezhjanët duke hedhur një hap drejt turit të tretë.

Skenderbeu-Beselidhja 2

Ishte Oto Xhon ai që hapi serinë e golave në minutën e 10-të pas një asisti të Guexh, duke kaluar në avantazh të tijtë. Pavarësisht disavantazhit, vendasit e trajnerit Gjoni nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 26-të barazuan shifrat me anë të Omar Kamara.

 

Beselidhja Skenderbeu

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë në minutën e 51-të, Gripshi gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke i dhuruar fitoren korçarëve. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit, pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 2 javësh në qytetin e Korçës.

BESËLIDHJA-SKËNDERBEU 1-2

Omar Kamara 28′ /  Oto Xhon 10′, Gripshi 51′

51′ GOOOL SKËNDERBEU 1-2. Korçarët sërish në avantazh. Gripshi shënon golin e dytë për bardhekuqtë pas një insistimi të bukur nga krahu i djathtë, mesfushori gjuan bukur dhe mposht portierin Bajri. 

Mbyllet pjesa e parë, 1-1.

28′ GOOOL BESËLIDHJA 1-1. Barazohen shifrat në “Brian Filipi”. Omar Kamara shënon një supergol, pas një gjuajte të bukur nga jashtë zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Teqja. 

Goli i Beselidhjes

10′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0. Guedj shërben bukur brenda zonës për Oto Xhon, i cili me portë të boshatisur e pati shumë të thjeshtë ta dëgojë topin në rrjetë. 

FORMACIONET ZYRTARE:

BESËLIDHJA: Bajri, Miloti, Dibra, Hoxha (Hasaj 77′),  O,Kamara, Tea (Përgjoni 64′) Hepaj, I.Kamara, Abubakar, Fetaj, Rustemaj. Trajner: Vladimir Gjoni.

SKËNDERBEUT: Teqja, Pëllumbi, Sambou, Vangjeli, Abazi, Taipi, Guexh (Qoshku 76′), Dita (Mara 66′), Hoxhaj, Gripshi, Oto Xhon (Ajzeraj 70′) Trajner: Orges Shehi.

Kartonë të verdhë: Sambou 27′, Taipi 39′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"