Fitoi në derbi, por Gatuzo i druhet ekipit: Po na mbaron gazi, jemi të lodhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2017 | 16:22

Fitoi në derbi, por Gatuzo i druhet ekipit: Po na mbaron gazi, jemi të lodhur

Milani ka filluar menjëherë nga puna, pas fitores në derbi, me përgatitjet për sfidën ndaj Fiorentinës. Në deklaratën para ndeshjes, trajneri Gatuzo pranoi se fitorja me Interin i ka rritur vetëbesimin skuadrës, por nga ana tjetër theksoi lodhjen e madhe fizike që ka ekipi.

gatuzo-i-i-natosur-470x326

“Fitorja në derbi ishte mjaft e rëndësishme dhe ka rritur shumë vetëbesimin në ekip. Gjithsesi, ai takim na ka lënë me një lodhje shumë të madhe fizike. Po na mbaron gazi. Shpresoj që nesër të mos shoh lodhjen që vura re sot. Duhet të luajmë si një skuadër e vërtetë përndryshe do të vuajmë shumë për 90 minuta” – deklaroi trajneri i Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"