FIFA jep “OK”, Taulant Xhaka zyrtarisht kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2014 | 14:01

FIFA jep “OK”, Taulant Xhaka zyrtarisht kuqezi

xhakaTaaulDuke filluar nga 25 qershori 2014, Taulant Xhaka edhe zyrtarisht mund të konsiderohet lojtar i kombëtares së Shqipërisë, për të cilën ka zgjedhur të luajë. Ka mbërritur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit përgjigja e FIFA-s, në lidhje me aktivizimin e tij për ngjyrat kuqezi. Tashmë, ai mund të aktivizohet në çdo moment nga trajneri Xhani De Biazi. Përgjigja zyrtare e FIFA-s ishte e domosdoshme për aktivizimin e lojtarit, i cili më parë ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës, deri në nivelin e U-21. Më pas, ai ka zgjedhur Shqipërinë, por për të luajtur kërkohej aprovimi i FIFA-s. Taulant Xhaka ka lindur më 28 mars 1991 në Bazel të Zvicrës. Është i gjatë 1.72 m dhe luan në rolin e mbrojtësit. Ekipi aktual i tij është Bazeli. Me këtë skuadër ai ka shënuar 3 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"