Falja e mundshme e dënimit, Këlcyra me sytë nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 12:47

Falja e mundshme e dënimit, Këlcyra me sytë nga FSHF

E gjithë Këlcyra është me sytë nga Komisioni i Apelit. Burime pranë klubit dhe FSHF-së bëjnë të ditur se çështja e përjashtimit të ekipit nga kampionati i Kategorisë së Parë ka përfunduar në Apelin e Federatës. Prej disa ditësh ka nisur të qarkullojë lajmi për një falje të mundshme të Këlcyrës.

Dhuna

Tifozët e skuadrës në rrjetet sociale kanë nisur të shpresojnë shumë se ekipi do të rikthehet të luajë në fazën e dytë në kampionat.

Gazeta është interesuar pranë klubit këlcyrjot dhe ka mësuar se drejtuesit dhe e gjithë skuadra janë në pritje të vendimit të Komisionit të Apelit. Nga ana tjetër, Federata ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"