Ëndrra për të vazhduar të luajë me Junajtid mund të ndërpritet para kohe, Ighalon e thërrasin në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 9:24

Ëndrra për të vazhduar të luajë me Junajtid mund të ndërpritet para kohe, Ighalon e thërrasin në…

Ëndrra e Odion Ighalos për të vazhduar që të luajë me klubin e zemrës mund të ndërpritet përpara kohe, pasi klubi që ka në pronësi kartonin e sulmuesit nigerian, Shangai Shenhua, kërkon që ta rikthejë në Kinë për fazën përgatitore.iGHALO

Ighalo u huazua në “Old Trafford” gjatë orëve të fundit të merkatos së janarit dhe bindi me paraqitjet e tij për skuadrën e Solskjaerit, duke shënuar 4 gola në 3 ndeshje si titullar.

Pavarësisht se ai erdhi për rolin e zëvendësuesit, Solskjaer u kënaq prej cilësive që tregoi në ato pak ndeshje dhe Junajtid mendoi për ta transferuar përfundimisht. Kontrata e 30-vjeçarit skadon në 31 maj dhe me Premier Ligën që rinis në qershor, e ardhmja e tij mbetet në ajër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"