Enco Malindi, i larguari i radhës nga ekipi i Laçit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 9, 2016 | 9:55

Enco Malindi, i larguari i radhës nga ekipi i Laçit

Laçi po zhvillon një nga paraqitjet më të dobëtat të dekadës së fundit në Superiore. Për të mos rrezikuar rënien gjatë merkatos së dimrit, pritet që kurbinasit të ndërhyjnë për përforcimin e grupit. Ndryshimet kanë nisur prej ditësh në radhët e skuadrës laçiane, ku kolonia braziliane rezultoi dështim.

malindi - batha partizani - laci

Përpos tre brazilianëve, nga radhët e Laçit është larguar edhe mesfushori me tipare sulmuese, Enco Malindi. Largimi i tij vjen pikërisht pak ditë përpara përballjes me ish-skuadrën e tij, Partizani. Mësohet se Malindi ka prishur me konsensus marrëveshjen me kurbinasit, ku ka tërhequr edhe dokumentacion.

Që nga e mërkura, 29-vjeçari ka dalë lojtar i lirë dhe tani pritet të shqyrtojë ofertat për pjesën e dytë të sezonit. Më herët nga radhët e Laçit është larguar dyshja braziliane Pinto-Taubate, por edhe patrioti i tyre Bruno Anjelo konsiderohet i ikur, pasi lojtari mungon prej ditësh në përgatitjet e skuadrës.





www.minuta90.com