Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, Gvozdenoviç: Një gabim individual, por kam besim te skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 19:18

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, Gvozdenoviç: Një gabim individual, por kam besim te skuadra

Skënderbeu u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbje 2-0 nga Teuta në turin e katërt. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh se ka besim te lojtarët e tij dhe se e di se skuadra do të bëjë më mirë.

bandicam 2024-01-24 19-11-55-046

“Pjesën e parë nuk ishim mirë. Dolëm me një lojtarë mangët. U kënaqëm me 20 minutat e fundit. Kam shumë besim te lojtarët. Prapë sot ishte një gabim individual. Por kam shumë besim. Do fitojmë një ndeshje dhe më pas do fitojmë 3-4 ndeshje radhazi.

Nuk ishim mirë në pjesën e parë dhe nuk ishim agresivë. Kur kemi tre sulmues me karakteristika, nuk mund të ruhemi nga topat e gjatë. Pjesën e parë Teuta ishte më e mirë, plus një gabim individual.

Ishin 3-4 minutat e fundit në pjesën e parë. nuk mund të bënim atë gabim. Nuk duhet të bëhemi naivë. Normal që isha i mërzitur, sepse e dija si do të shkonte pjesa tjetër.

Kam shumë besim te lojtarët dhe do shohim. Kemi tre-katër ditë për t’u përgatitur. Kam shumë besim dhe do vazhdojmë përpara”, tha Gvozdenoviç për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"