Ekskluzive / Telushi largohet nga Flamurtari pas 6 vitesh, të hënën firmos në Kroaci

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 10, 2017 | 8:52

Ekskluzive / Telushi largohet nga Flamurtari pas 6 vitesh, të hënën firmos në Kroaci

Bruno Telushi largohet nga Vlora dhe transf erohet te klubi i Superligës së Kroacisë, NK Slaven Belupo Koprivnica. Burime të sigurta pranë lojtarit konfirmuan dje ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se pas negociatave të vazhdueshme, 26-vjeçari ka pranuar ofertën e kroatëve.

Telushi

“Operacionin” e këtij kalimi të bujshëm e ka kryer ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj, i cili prej vitesh është menaxher i FIFAs. Mësohet se Telushi pritet të marrë një pagë prej 7 mijë eurosh, pa përfshirë këtu bonuset në kontratë. Marrëveshja me Slaven Belupo do të jetë 2- vjeçare me opsion rinovimi.

Gjatë ditëve të fundit emri i Telushit u lakua edhe te Kukësi e Partizani, por mesfushori pasi shqyrtoi ofertat vendosi të provoj një aventurë të re në Kroaci. Të hënën vlonjati do të firmos zyrtarisht kontratën e re, teksa te Slaven Belupo do të gjej edhe mbrojtësin kosovar, Fidan Aliti.

Fidan Aliti Belupo

Kësisoji, pas 6 sezonesh radhazi, ku ka luajtur 135 ndeshje me fanellën kuqezi në Kategorinë Superiore, kapiteni ka zyrtarizuar “divorcin” me Flamurtarin. Mesfushori ka qenë dje në ambientet e klubit dhe pas një takimi me drejtorin Ardi Behari, i ka dhënë fund me skuadrën e vendlindjes.

Lojtari ka marrë letrat, ndërsa u ka komunikuar drejtuesve se do të largohet drejt Kroacisë. “Më duhet të them se unë nuk do të jem më pjesë e Flamurtarit për sezonin e ri. Kam dëshirë të vijoj një aventurë jashtë vendit, do të iki në Kroaci. Nuk shkoj në asnjë ekip në Shqipëri.

telushi

Unë luaj vetëm për Flamurtarin”, i ka thënë Telushi drejtorit Behari. Sakaq, edhe administratori Sinan Idrizi ka konfirmuar largimin e kapitenit Telushi gjatë bisedës me gazetën. “Sot (dje) ka ardhur në klub ishkapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi. Ai ka kërkuar që të vazhdojë një aventurë jashtë vendit.

Telushi gol Luftetarit 1

Nëpërmjet drejtorit sportiv, i kam komunikuar se dyert e Flamurtarit janë të hapura për të. Ka dëshirë të mos luajë në kampionatin shqiptar. Nuk e vë në dyshim që thotë se në Shqipëri do luajë vetëm në Vlorë. Ka lidhur një kontratë në Kroaci. I uroj suksese. Por nuk ka ku të shkojë, do të kthehet sërish te ne”, – deklaroi Idrizi.

Ermal Sika






www.minuta90.com