EKSKLUZIVE/ Te Partizani i ulën rrogën, zbulohet sa do të përfitojë Telushi me Kukësin. Verilindorët nuk dorëzohen për Alban Hoxhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 22:34

EKSKLUZIVE/ Te Partizani i ulën rrogën, zbulohet sa do të përfitojë Telushi me Kukësin. Verilindorët nuk dorëzohen për Alban Hoxhën

Bruno Telushi eshte zyrtarisht lojtar i Kukesit. Prej ditësh ai kishte arritur një akord me klubin verilindor, por vetëm dje u bë prezantimi dhe menjëherë lojtari udhëtoi drejt Tropojës për t’iu bashkuar skuadrës në minifazën përgatitore. Klubi konfirmoi afrimin e bujshëm të lojtarit të ardhur nga Partizani, duke publikuar edhe një video gjatë prezantimit të bërë nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. “Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur me skuadren tone kontrate dy-vjeçare.

Telushi

Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore, por edhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi ishte pjesë e Partizanit, ku edhe ka fituar një herë titullin kampion. Telushi ka kryer vizitat mjekesore dhe me pas ka firmosur kontraten, duke u bere keshtu futbollisti me i ri i skuadres sone. Ai ka udhëtuar sot (dje) drejt Tropojës për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno”, citohej ndër të tjera në njoftimin e Kukësit në “Facebook”.

KONTRATA

“Panorama Sport” zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Kukësin dhe largimin nga Partizani të mesfushorit. Ky i fundit pranoi vetë në një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, se ikën nga të kuqtë si i pavlerësuar.

telushi

Burime të sigurta i treguan gazetës se nga 5 mijë euro që Telushi merrte në muaj te Partizani, oferta që iu bë për të rinovuar marrëveshjen ishte 3500 euro dhe për më tepër nuk i sigurohej një vend në formacion. Në lojë u fut Kukësi, që joshi menjëherë lojtarin. Paga e Telushit te verilindorët do të jetë 6 mijë euro në muaj, por gjithashtu edhe një bonus nëse Kukësi arrin të fitojë titullin.

ALBAN HOXHA

Te Kukësi nuk dorëzohen për Alban Hoxhën. Kapiteni i Partizanit ka dalë dje në stërvitje me të kuqtë, por burime konfidenciale pranë verilindorëve, bënë të ditur për gazetën se ekzistojnë ende shpresat që portieri të ndjekë rrugën e Telushit. Partizani nuk e ka zyrtarizuar ende rinovimin e marrëveshjes me Hoxhën, kështu që te Kukësi besojnë se mund të ndodhë e njëjta situatë si me vlonja

S. SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"