EKSKLUZIVE/ Një rikthim i bujshëm, zbulohet emri i trajnerit të ri të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2022 | 17:19

EKSKLUZIVE/ Një rikthim i bujshëm, zbulohet emri i trajnerit të ri të Flamurtarit

Dorëheqja e Dritan Resulit nga drejtimi I Flamurtarit pas vetëm një ndeshje të luajtur në Kategorinë e Parë në këtë edicion, ka sjellë jo pak pështjellim te vlonjatët të cilët u mundën 2-1 nga Luzi. Një situatë e tillë ka shtyrë presidentin Sinan Idrizi që të ndërhyjë me shpejtësi dhe të afrojë në ekip një trajner i cili njeh ambientin dhe një pjesë të këtij grupi lojtarësh.

troisi

“Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i ri në fakt do të jetë një emër i njohur për vlonjatët, pasi bëhet fjalë për brazilianin Marcelo Troisi. Ky i fundit ka drejtuar skuadrën kuqezi edhe në vitin 2020, por pa shumë sukses pasi në atë sezon ekipi ra nga Superiorja në Kategorinë e Parë.

Troisi ka drejtuar edhe ekipe të tjera në futbollin shqiptar ndonëse erdhi në vendin tonë si menaxher futbollistësh. Përveç eksperiencës te Flamurtari ai ka drejtuar edhe Kukësin, Laçin, Bylisin dhe Turbinën.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"