EKSKLUZIVE/ Ndodhet në provë, Kastrioti drejt firmës me sulmuesin irakian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 10:53

EKSKLUZIVE/ Ndodhet në provë, Kastrioti drejt firmës me sulmuesin irakian

Kastrioti ndër vite ka afruar në skuadër lojtarë të ndryshëm pa shumë arritje në CV-të e tyre, të cilët më pas kanë rezultuar një bast i fituar.

JUSUF ZETUNA

Disa prej tyre janë edhe sot pjesë e elitës me skuadra të ndryshme, ndërsa sezonin e shkuar ishte pikërisht Devid de Silva, që la gjurmë edhe pse vinte me një CV jo dhe aq të pasur.

Së fundmi, krutanët duket se do të bëjnë një tjetër afrim të këtij lloji. Lojtari në fjalë është Jusuf Zetuna, i cili ka luajtur në ligën e dytë meksikane dhe do të jetë pjesë e Kastriotit. Ai luan si sulmues dhe është 22 vjeç, i lindur në Irak, por edhe me nënshtetësi amerikane.

Zetuna është një lojtar, për të cilin është e vështirë të gjesh informacione. Një nga të paktat informacione për të është fakti se është grumbulluar disa herë me kombëtaren U-23 të Irakut, çka tregon se nuk është lojtar aq anonim në vendin e tij.

Jusuf Zetuna prej ditësh është stërvitur me krutanët nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ende në periudhë prove te krutanët.

Mbetet të presim ditët në vazhdim për zhvillime të tjera te Kastrioti, pasi aktualisht asnjëri prej afrimeve të reja nuk është prezantuar nga klubi.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"