EKSKLUZIVE/ Mesazhe lamtumire te Partizani, Asani drejt Dubait për 20 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 23:39

EKSKLUZIVE/ Mesazhe lamtumire te Partizani, Asani drejt Dubait për 20 mijë euro

Menjëherë pas hapjes së merkatos së Partizanit, të kuqtë kanë nisur ndryshimet. Ndryshime që ndoshta do të bëheshin që në verë, nëse KAS nuk do i kishte bllokuar merkaton. Por pas përgjigjes pozitive të datës 4 janar, te “demat” kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën. Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj kanë firmosur me të kuqtë, ndërsa mesfushori Ferati është larguar zyrtarisht. Një tjetër largim, do të jetë Jasir Asani. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se anësori i Partizanit, një nga futbollistët më të mirë në Superiore, pritet të transferohet brenda pak ditësh në Dubai.
jasir asani 1
Një skuadër nga kategoria e dytë në futbollin e Dubait është interesuar për shërbimet e shqiptarit nga Maqedonia, madje ka bërë dhe një ofertë konkrete. Duke marrë shkas se Asani është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës, klubi arab ka përfituar dhe i ka ofruar Partizanit vetëm 20 mijë euro, ofertë kjo që është pranuar nga drejtuesit e Partizanit. Asani nuk ka pranuar të rinovojë me klubin e kuq dhe Partizani nuk dëshiron që të mos përfitojë asnjë qindarkë nga largimi i Asanit.
Jasir Asani
SINJALET – Prej disa kohësh, Jasir Asani i kishte dhënë sinjalet që do të largohet nga Partizani. Anësorin 25-vjeçar gjithmonë e ka tërhequr ideja të luajë jashtë Shqipërisë, madje e provoi dhe për gjashtë muaj në Suedi, ku luajti si i huazuar tek ekipi i AIK. Në fund të muajit dhjetor, agjenti i Asanit dhe i ati i tij, zbarkuan në Tiranë, për të biseduar në lidhje me të ardhmen e 25-vjeçarit. Drejtuesit e Partizanit shpresonin fillimisht te një rinovim, por dëshira e Asanit për të luajtur në një kampionat të huaj, fitoi në fund…

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"