EKSKLUZIVE/ Largohet një tjetër trajner në Kategorinë Superiore, klubi merr vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Largohet një tjetër trajner në Kategorinë Superiore, klubi merr vendim

Diego Longo është trajneri i tretë që shkarkohet nga drejtimi i një klubi të Superiores.

longo teuta

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin durrsak se drejtuesit i kanë komunikuar pak minuta më parë vendimin trajnerit italian, teksa humbjet në Laç dhe ndaj Vllaznisë nuk janë përtypur. Teuta është klubi i tretë në elitë që largon trajnerin në start, teksa fillimisht këtë hap kanë ndjekur Laçi dhe Kukësi.

Menjëherë në klubin durrsak kanë filluar të qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Edi Martinit, por kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim.

Pak minuta pas lajmit nga “Panorama Sport”, Teuta ka zyrtarziuar shkarkimin e Longos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"