EKSKLUZIVE/ Kallaku pritet sot në stërvitjen e bardhebluve, Tirana gjen portierin që do të zëvendësojë Bekajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 14:48

EKSKLUZIVE/ Kallaku pritet sot në stërvitjen e bardhebluve, Tirana gjen portierin që do të zëvendësojë Bekajn

Romeo Harizaj është një alternativë për Tiranën. Portieri fierak i cili deri dje ishte pjesë e Dinamos, duket se po gjëmohet këmba këmbës nga bardheblutë. Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se mes klubit bardheblu dhe portierit që është në pronësi të Apolonisë po zhvillohen bisedime intensive dhe nuk është çudi që shumë shpejt të firmosë me Tiranën.

SOFRANAK HARIZAJ

Portieri shihet si një zëvendësues i mundshëm i Bekajt, nëse portieri largohet nga Shqipëria. Harizaj ka qenë pjesë e U-21, ndërsa është grumbulluar rregullisht nga Kombëtaret e moshave. Për Tiranën ai është një shënjestër e vjetër, sepse edhe më parë ka qenë në planet e Tiranës, pikërisht kur luante në Kategorinë e Parë.

BEKAJ – Visar Bekaj mohon që të ketë dijeni për largimin e tij nga Tirana. Portieri thotë që ai nuk di gjë për një transferim të mundshëm të tij në Turqi. E megjithatë, mediat turke vazhdojnë lojën.

bekaj

Ato shkruajnë se klubi i futbollit Manisa, përfaqësuesi i Ligës së Parë Spor Toto, e cila është skuadra më aktive në transferimet e javëve të fundit, duket se ka rënë dakord edhe me portierin 28-vjeçar kosovar, Visar Bekaj, i cili luan në skuadrën shqiptare KF Tirana.

Sipas turqve, transferimi i Bekajt pritet të bëhet i ditur në fillim të javës. Bekaj më herët ka luajtur në Kombëtaren e Kosovës, në karrierën e tij ka edhe aventurën meFC Prishtinën.

KALLAKU – Më fund, Tirana me shumëmundësi do të prezantojë sot Kallakun. kallaku

Mesfushori pritet të dalë në stërvitje mebardheblutë, duke qenë një nga përforcimet e radhës së skuadrës 26 herë kampione të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"