EKSKLUZIVE/ Ia kalon edhe Skukës, Takaj zbulon sa ka përfituar Skënderbeu nga shitja e Olainkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2023 | 23:30

EKSKLUZIVE/ Ia kalon edhe Skukës, Takaj zbulon sa ka përfituar Skënderbeu nga shitja e Olainkës

E mbani mend Peter Olainkën? Sulmuesi nigerian u zbulua nga Bylisi i Ballshit në vitin 2012 dhe pasi debutoi në Kategorinë Superiore, më pas u transferua te Skënderbeu.

olainka peter

Në Korçë sulmuesi shkëlqeu, duke kontribuar edhe për kualifikimin për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës të bardhekuqve. Në janar të vitit 2016, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, pranoi ofertën e klubit të madh belg, Gent, për të shitur 1.1 milionë euro Olainkën.

olainka

Kjo ishte një shifër historike për kohën nga një klub shqiptar, por që është thyer tashmë nga Partizani, që transferoi Xhuliano Skukën për 1.4 milionë euro.

ARDJAN TAKAJ

“Duke qenë se ne kemi pasur përqindje kartoni dhe disa opsione në momentin që ai rishitej nga belgët e Gentit, arkëtimi për Olainkën ka shkuar deri në 1.6 milionë euro”, zbuloi dje presidenti Takaj për “Panorama Sport”, sa i përket shitjes së Olainkës 7 vite më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"