EKSKLUZIVE/ E bujshme, Kukësi akord me trajnerin e njohur austriak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2018 | 17:08

EKSKLUZIVE/ E bujshme, Kukësi akord me trajnerin e njohur austriak

E bujshme, austriaku Peter Pakult pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi kampion në fuqi ka arritur marrëveshjen në parim dhe pritet të zyrtarizojë kontratën me trajnerin që vite më parë ka drejtuar Hamdi Salihin te Rapidi i Vjenës.

Peter_Pacult_-_SK_Rapid_Wien_(6)

Për herë të fundit austriaku ka drejtuar ekipin e Superligës serbe, Radniçki Nis. 58-vjeçari ka shpallur Rapidin e Vjenës kampion në sezonin 2007-2008. Kulmi i tij ka qenë drejtimi i Mynih 1860 në Bundesligën gjermane.

Sipas të gjitha gjasave drejtuesit e Kukësit do të prezantojnë nesër në orën 11:00 trajnerin Pakult. Krahu i tij i djathtë pritet të jetë ish-futbollisti i Partizanit, Nderim Nexhipi, i cili njeh mirë gjuhën gjermane. Nexhipi është projektuar drejtor sportiv te Kukësi.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"