EKSKLUZIVE/ “Bombë” në merkato, Egnatia arrin akordin me titullarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 23:50

EKSKLUZIVE/ “Bombë” në merkato, Egnatia arrin akordin me titullarin e Tiranës

Egnatia mund të bëjë goditjen e madhe në orët në vijim. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se mesfushori i Tiranës, Albano Aleksi, është një hap larg firmës me klubin e Egnatias.

ALBANO-ALEKSI-1-e1664960743103

Mes palëve kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të konkretizuat marrëveshjen.

Titullari është joshur nga oferta e rrogozhinasve, që këtë verë do të luajnë për herë të parë në Ligën e Konferencës.

Me Aleksin, trajneri Tetova do të blindonte mesfushën. Lojtari fierak ka fituar gjithçka në katër vitet e fundit si pjesë e Tiranës dhe Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"