EKSKLUZIVE/ Alban Bushi bind mesfushorin e talentuar të Lokomotivës së Zagrebit të vishet kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 22:01

EKSKLUZIVE/ Alban Bushi bind mesfushorin e talentuar të Lokomotivës së Zagrebit të vishet kuqezi

Nëse Luka Modriç është 38 vjeç dhe pothuajse në fund të karrierës së tij, nuk e dimë nëse do të ketë një lojtar që ka potencialin për të arritur në nivelin e kroatit. Por, një sinjal ka ardhur së fundmi, të paktën për tiparet e ngjashme që një lojtar i ri ka me fituesin e “Topit të Artë”. Dhe, ky futbollist i ri do të jetë pjesë e Shqipërisë.

feta fetai

Bëhet fjalë për Feta Fetai dhe “Panorama Sport” zbulon nga burimet e saj se 18-vjeçari do të jetë afrimi më i fundit i Alban Bushit për ndeshjet e muajit mars që ekipi Shpresa do të luajë në shtëpi, ndaj Finlandës dhe Zvicrës. Trajneri i Kombëtares U-21 ka komunikuar me lojtarin dhe e ka bindur që të bashkohet me Shqipërinë, sepse deri tani mesfushori ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në grupmoshën U-18 dhe U-19.

feta fetai

Fetai është një shqiptar që ka lindur në Shkup dhe aktualisht luan për Lokomotivën e Zagrebit, në elitën e Kroacisë. Nga moshat e Rabotniçikit tek ekipi i parë, Fetai kaloi verën e kaluar te klubi kroat që është një oaz shqiptarësh në vitet e fundit. Fillimisht duke marrë minuta të reduktuara, ndërsa nga janari dhe tani, Fetai ka luajtur çdo ndeshje.

Nga pamja, flokët dhe lëvizjet në fushë, 18-vjeçari të ngjason me Luka Modriç, teksa shpresojmë që në të ardhmen të ketë një karrierë të suksesshme.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"