Ecuria pa humbje, “demat” e Partizanit nuk e lëshojnë rekordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 22:43

Ecuria pa humbje, “demat” e Partizanit nuk e lëshojnë rekordin

Partizani aktualisht po kalon një nga periudhat më delikate të sezonit, por duhet thënë se përgjatë këtij edicioni të kuqtë kanë arritur të regjistrojnë ecurinë më të suksesshme mes të gjitha ekipeve.

PARTIZANI

Përpara se të vinte Shehi, nën drejtimin e drejtorit Abilialiaj, të kuqtë regjistronin një seri prej plot gjashtë fitoresh radhazi, duke marrë pikë të çmuara, që i vlejnë shumë në këtë fundsezoni.

Gjatë së njëjtës periudhë, të kuqtë arritën edhe ecurinë më të gjatë të pathyeshmërisë, duke regjistruar edhe 6 barazime dhe shkuar në 12 ndeshje pa humbje. Të kuqtë i ndjek Vllaznia me një ecuri prej 5 fitoresh radhazi dhe një seri prej 12 ndeshjesh. Egnatia është e treta me 3  fitore radhazi dhe 10 ndeshje në total pa humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"