E vërteta e talentit Enis Bardhi: Desha të luaja për Shqipërinë, shkova te Maqedonia prej Redi Jupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 0:33

E vërteta e talentit Enis Bardhi: Desha të luaja për Shqipërinë, shkova te Maqedonia prej Redi Jupit

Enis Bardhi është një nga futbollistët shqiptarë të cilët po spikatin aktualisht në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht për Shqipërinë, ylli i ri i Levantes në Spanjë, tani përfaqëson Maqedoninë, edhe pse deklaron se gjithmonë ka pasur dëshirën që të veshë fanellën kuqezi, por është injoruar nga FSHF dhe nga ish-trajneri i U-21, Redi Jupi.

Hyka dhe Bardhi

“Kam dashur gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, që kur isha 16 apo 17 vjeç”, ka treguar talenti në një lidhje direkte për “SuperSport”. “Nuk më ka ardhur asnjëherë asnjë ofertë, më ka kontaktuar një person nga Gjilani i Kosovës si përzgjedhës, por asnjëherë nuk kam pasur një kontakt serioz nga Shqipëria. Ai më tha që Redi Jupi nuk më njihte e duhej të vija në Shqipëri që të më shihte në provë, ndoshta një javë, edhe pse luaja rregullisht me Ujpeshtin.

bardhi

Në atë periudhë më kërkonte Maqedonia dhe nuk ishte diskutim për provë. Menxaheri im i ka dërguar e-mail dhe i ka shkruar në Facebook Jupit, por nuk ka marrë përgjigje. Menaxheri im, Meriton Berisha, njihej personalisht me të që kur luanin te Dinamo, por Jupi nuk i ka kthyer asnjëherë përgjigje, ndoshta I ka fshirë edhe numrin e telefonit”, ishet akuza e Bardhit të cilit i ka mbetur peng që nuk veshi fanellën kuqezi.

jupi

“Nuk besoj se ka shqiptar të lindur në Shkup, me familje shqiptare, që nuk do të dëshironte të luante për Shqipërinë. Por ishte joprofesionale sjellja e FSHF që nuk i sheh talentet, duhet të shihen më shumë shqiptarët nga Maqedonia”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"