“E preku topin pas 11 minutash”, ish-portieri sulmon Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2019 | 15:23

“E preku topin pas 11 minutash”, ish-portieri sulmon Mesin

Oskar Kordoba e ka thënë hapur mendimin e tij për Leo Mesin dhe e kritikon ashpër për faktin që nuk është një lider. Ish-portieri i Kolumbisë dhe skuadrës së Bokës tha se “Pleshti” u kujtua të luante pas 11 minutash lojë, por këtë gjë nuk e kupton kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë.

Oskar Kordoba

“Mesin e pashë të trishtuar, të lodhur dhe të shqetësuar. Ishte duke ecur në çdo ndeshje të Kupës së Amerikës. Nisi të luante ndaj Brazilit në minutën e 11-të. Atëherë e preku topin e parë, por kjo gjë nuk mund t’i ndodhë një lojtari që kërkon të jetë protagonist dhe që konsiderohet si më i miri në botë.

Mesi

Kombëtarja e Argjentinës bëri një ndeshje më të mirë sesa të tjerat, por nuk mjaftoi. Kapiteni duhet të jetë gjithmonë prezent për të mbështetur skuadrën dhe për të udhëhequr pjesën tjetër të grupit, por këtë gjë Lionel Mesi nuk e bën”, tha Kordoba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"