E pranon vetë legjenda kuqezi, Maldini vendos për të ardhmen me Milanin: Të mendojmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:20

E pranon vetë legjenda kuqezi, Maldini vendos për të ardhmen me Milanin: Të mendojmë për…

Paolo Maldini do të vazhdojë të jetë drejtori sportiv i Milanit, të paktën dhe për dy sezonet e ardhshme, së bashku . Këtë lajm e ka bërë me dije vetë 54-vjeçari, i cili pasi doli nga “Casa Milan” është shprehur për gazetarët që do të vazhdojë të punojë me kuqezinjtë.

MALDINI MASARA 1

“Çdo gjë është shumë mirë, ne kemi rinovuar. Ne jemi të lumtur këtu dhe tani do të mendojmë për sezonin, një e ardhme gjithmonë fituese. Çfarë do të ndodhë me Milanin? Na mbetet vetëm të shohim. E nisëm pak vonë, por jemi sërish këtu”, ishin fjalët e Maldinit.

Së bashku me të ka rinovuar edhe Frederik Masara dhe të dy se bashku do të fillojnë nga puna për merkaton e Milanit, me investitorët e rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"