E konfirmon presidenti Ademi, trajneri i ri i Kosovës do të jetë gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 23:45

E konfirmon presidenti Ademi, trajneri i ri i Kosovës do të jetë gjerman

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë një interviste për “Kanal10” ka zyrtarizuar çështjen e trajnerit të Kosovës. 

agim ademi

Ndër të tjera, Ademi ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer dhe ai do të jetë gjerman. Edhe pse kreu i FFK-së nuk ka preferuar të zbulojë emrin, gjasat janë të shumta që stoli i “Dardanëve” t’i besohet Andre Breitenreiter.

1200x675-1024x576

Detyra e fundit për 50-vjeçarin ishte ajo me klubin e Bundesligës, Hofenheim, ndërsa në të kaluarën gjermani ka drejtuar edhe Shalke 04, Hanover, Paderborn si dhe Zyrihun. 

“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, mund të theksojë se ai do të jetë gjerman” – deklaroi Agim Ademi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"