E kërkonin të gjitha skuadrat e mëdha në Serinë A, një nga zbulimet e sezonit në Itali pëson dëmtim të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 19:27

E kërkonin të gjitha skuadrat e mëdha në Serinë A, një nga zbulimet e sezonit në Itali pëson dëmtim të rëndë

Një nga yjet e këtij edicioni në Serinë A ka qenë padyshim Ljuis Ferguson. Mesfushori skocez i Bolonjës, ka shkëlqyer në këtë edicion dhe ishte një pikë referimi për skuadrën e cila po lufton për një vend në zonën Champions.

ferguson

Por trajneri Tiago Mota sot ka marrë lajmin e hidhur se duhet të mbyllë sezonin e me shumë mundësi të fillojë atë pasardhës pa lojtarin. Dëmtimi i pësuar prej Ferguson në ndeshjen me Monzën ka qenë më i rëndë sesa mendohej, pasi është bërë e ditur se ka pësuar këputje të ligamentit kroçat në gjurin e djathtë.

Lojtari 24-vjeçar duhet të operohet e kështu, do të mbetet për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Një moment padyshim kritik për karrierën e tij, kur shumë prej klubeve të mëdha të Serisë A po interesoheshin për futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"