E BUJSHME/ Zbulohet e ardhmja e Kristi Vangjelit, mbrojtësi 35-vjeçar do të vijojë karrierën te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2021 | 23:45

E BUJSHME/ Zbulohet e ardhmja e Kristi Vangjelit, mbrojtësi 35-vjeçar do të vijojë karrierën te…

Kristi Vangjeli pritet të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës, me kampionët e Prishtinës. Sipas “zëri.info”, ish-futbollisti i Kombëtares, ka arritur marrëveshjen me klubin bardheblu, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të bëhet edhe prezantimi.

VANGJELI 1

Mbrojtësi korçar me shumë gjasa do të jetë përforcimi i katërt i Prishtinës, pas Mendurim Hotit nga Feronikeli, Xhevdet Shabanit nga Drita dhe Bleart Tolajt nga Hajduku i Splitit.

Vangjeli të Prishtina do të gjejë Sabjen Lilajn, Leonit Abazin dhe Oto Xhon, me të cilët ka qenë shok skuadre te Skënderbeut. Gjithashtu pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës është dhe Gentian Mucca.

35-vjeçari në karrierën e tij ka arritur shumë suksesshme, teksa ka fituar trofe me Skënderbeun, Tiranën dhe Adelaide Olimpik. Ndërkohë që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Arisit, Çernomorets Odesa, Astra, etj. Vangjeli numëron 35 paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"